Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm

Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri.

Advertisements

Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ekonomi. Emrat i janë dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.

Advertisements

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Edi Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak42 lindje nga nëna me covid/ Mjekët: Të sapolindurit nuk kanë asnjë problem
Artikulli tjetërNga pronat në Gjirin e Lalzit deri te frangat zvicerane/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të vëllezërve Vladi dhe tre shtetasve të çështjes “Toyota Yaris”