Presidenti i Kilit Sebastian Pinera është gjobitur me 3,500 dollarë, pasi pozoi në plazh me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë.
Advertisements
Presidenti u shpreh se ai ishte vetëm dhe prandaj nuk po mbante maskë, por ishte një grua që iu afrua dhe i kërkoj një foto.
Në foto, presidenti shihet duke qëndruar shumë afër gruas në një ditë me diell dhe asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskë.
Advertisements
Kili është ndër ato shtete që mbajtjen e maskës e ka të detyrueshme në çdo ambient.
Deri më tani në Kili 16.051 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 580.000.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!