Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Advertisements
Almenda na ka tregur shpesh se djalit të saj i fle shqip, madje edhe bashkëshorti i saj ka mësuar disa fjalë, ku kemi parë edhe shpesh në rrjetet sociale teksa ka uron të dashurën e zemrës me fjalë shqip.
Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram video në të cilat shihet duke luajtur me të voglin dhe në të njëjtën kohë numëron 1,2,3 në shqip.
Advertisements
Mirëpo si duket kjo nuk i ka pëlqyer ndjekësve të cilët janë shprehur se përse i flet djalit shqip. Bukuroshja nuk e ka kursyer aspak përgjigjen duke i sqaruar të gjithë një herë e mirë.
“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, i është përgjigjur publikisht Abazi.
Çifti është në pritje të fëmijës së dytë, gjinija nuk është bërë ende me dije.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!