Protesta në Tiranë/ Dh.una nuk kursen as bizneset private, miliona dëme nga bo.mbat mo.lotov

Ashtu siç ishte paralajmëruar dje u zhvillua edhe protesta e katërt “Drejtësi për Klodianin”. Në fakt ndryshe se më parë këtë herë nuk kishte vetëm adoleshentë por edhe të rritur që në orën 18 u vendosën para kryeministrisë, institucion që rrethohej nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Rendit.

Advertisements

Nisi gjithçka paqësore me marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë. Por protesta paqësore zgjati shumë pak. Në momentin kur ata u larguan nga kryeministria nisën edhe një herë skenarët e mëparshëm.

Dhunës së protestuesve dje nuk i kanë shpëtuar as zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe bizneset private. Sikurse shihni edhe nga këto foto, mbrëmë i është vënë zj.arri disa zyrave në rrugën “5 Maji”. Flakët nuk kursyen nuk as disa biznese në këtë zonë.

Advertisements

Pavarësisht përpjekjeve për të vënë nën kontroll fl.akët, biznesi nën pronësi të Astrit Markut është dj.egur plotësisht nga zj.arri i qëlli.mshëm, ndërkohë që vlera e dëmeve arrin në miliona. Nga verifikimet rezultoi se zja.rri është i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur shishe me benzinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Tirana nis të marrë formë, bardheblutë marrin fitoren e dytë rradhazi dhe i ushtrojnë presion kreut
Artikulli tjetërCila pjesë e Europës është më dyshuese për vaksinën anti Covid?