Pasuria e Maradonës, luftë për trashëgiminë 75 milionë dollarë të legjendës

Jo thjesht talenti, magjitë dhe frymëzimi që dhuronte në futboll. Diego Armando Maradona është përfolur shumë edhe për jetën jashtë futbollit, diçka e cila vazhdon edhe tani kur bota është në zi për humbjen e një prej më të mëdhenjve të historisë.

Advertisements

Ndërsa, autoritetet në Argjentinë vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjes së sulmuesit legjendar, çështja më e nxehtë e momentit është ndarja e pasurisë së “Pibe de Oro” mes fëmijëve të shumtë. Sipas njerëzve të afërt të familjes, pasuria e trashëguar nga vdekja e Maradonës është rreth 75 milionë dollarë.

Ajo përbëhet nga pasuritë e paluajtshme të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizime, investime të ndryshme në Venezuelë dhe Itali, shtëpi dhe automjete luksi të lëna në Dubai, por edhe një unazë e çmuar e madje një automjet amfib në Bjellorusi, i njëjti që u prezantua si president i skuadrës së Dynamo Brest.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Bën s*ks me atë që të jep një kafe!”- Pasi i doli publikisht në mbrojtje 22-vjeçares së virgjër, Melisa Lleshi i përgjigjet ish-konkurrentes së “Përputhen”: Po të fiket qiriu
Artikulli tjetërMungesa e fjalës, bllokimi i mendimit / Emoji-t po na cungojnë jetën