Pasi kaloni Covid-19 kujdesi duhet të vazhdojë maksimalisht, mjeku turk tregon pse nuk duhet të mendoni se ia hodhët

Është e vërtetë që pjesa më e madhe e kalojnë lehtësisht covid-19, dhe nuk kanë pasoja por ata që kanë sëmundje shoqëruese duhet të bëjnë shumë kujdes dhe doktori turk Ata Nevzat Yalcin:

Advertisements

“Ata që janë në grupin e rrezikut të lartë nuk mund të mbështeten thjesht në logjikën se ia hodhën, që do të thotë se e kanë kapërcyer sëmundjen. Dëmtimi i vazhdueshëm që shkakton Covid-19 në trup e bën të domosdoshme që pacientët të monitorohen me kujdes për një periudhë pasi të shërohen”.

Yalcin i referohet edhe një studimi amerikan që tregon se pacientët me sëmundje kronike të cilët shërohen nga Covid-19, duhet ti shtojnë vëmendjen shëndetit të tyre dhe të monitorohen përmes konsultave e vizitave tek mjeku për të paktën dy muajt e ardhshëm pas shërimit.

Advertisements

Periudhat e sëmundjeve kronike mund të jenë shumë më të rënda pas Covid-19″, thotë doktori turk. Duke theksuar se virusi dëmton trupin, ai bën thirrje që të zbatohet në mënyrë rigoroze rregulli nga distanca tek higjiena dh tek kontrollet mjekësore.”/Living

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-se jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë
Artikulli tjetërHISTORIKE! E moshuara 90-vjeçare, personi i parë që merr vaksinën në Angli: Ishte dhurata më e mirë që mund të merrja