Para autorizimit…shpërndarja e vaksinës, sfida e madhe

Nga kjo javë, Britania e madhe do të nisë vaksinimin kundër covid 19. Autoritetet atje, thonë se deri të hënën do të kenë mbërritur në vend rreth 800 mijë doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech.

Advertisements

Drejtuesit e Biontech kanë konfirmuar tashmë se furnizimi ka filluar. Por ekspertët thonë se pikërisht furnizimi, shpërndarja e vaksinës, është sfida më e madhe. Vaksina e Biontech dhe Pfizer duhet të konservohet në temperatura të ulëta.

Vaksinat mjaft të ndjeshme duhet të ruhen rregullisht dhe transportohen në temperatura minus 70 gradë celcius. Si Pfizer ashtu edhe biontech zotërojnë transportues të posaçëm që bazohen tek teknologjia e akullit të thatë. Brenda tyre do të transportohen vaksinat në drejtim të Britanisë së Madhe. Për t’i përdorur vaksinat edhe në qendra më të vogla vaksinimi, është e mundur që vaksina të mbahet në frigoriferë të zakonshëm mes dy deri në tetë gradë për deri në pesë ditë. Për vitin e ardhshëm, Biontech ka bërë të ditur se do të ketë variante të tjera të vaksinës që do të jenë më pak të vështira për tu transportuar. Deri më tani, Pfizer/Biontech ka parakontrata si me Britaninë e Madhe ashtu edhe me vende të tjera, BE.

Advertisements

Jemi të përgatitur për të furnizuar të gjitha vendet. Edhe pse autoritetet në Britaninë e Madhe qenë të parët që e kanë lejuar vaksinën, do kihet kujdes për shpërndarje të drejtë të saj, thuhet nga sipërmarrja.

Ekspertët presin, që lejet e posaçme të jepen edhe në SHBA më 10 dhjetor, kurse në Evropë me gjasë më 29 dhjetor. Por ata rekomandojnë të kihet kujdes. Ajo që duhet vëzhguar ende janë pasojat e mundshme afatgjata të vaksinës. Po ashtu për shkak të kohës së shkurtër të zhvillimit të vaksinës, është ende e paqartë, se sa kohë zgjat mbrojtja nga vaksina dhe nëse mund të përdorët tek fëmijët dhe gratë shtatzëna apo nëse tregon efekt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStuhitë e fuqishme zhvendosen në Shqipëri, parashikimi nga meteorologët: Priten dallgë deri në gjashtë metra në Adriatik, erë e fortë dhe shi pa ndalim
Artikulli tjetërMali i Zi me masa të reja antiCOVID-19 në fillim të javës së ardhshme