Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë për në 7 janar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.
Advertisements
Në datën 20 nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.
Advertisements
Për shkak të festave të fundvitit, pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!