Orinda Huta zbulon se ka kaluar Covid-in, moderatorja: Unë bashkë me stafin u infektuam, nuk ja uroj askujt

Orinda e mbylli deklaratën e saj duke kujtuar se më shumë besim, ky virus edhe mund të kalohet.
TIRANË– Moderatorja Orinda Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19, duke shtuar se virusi zuri të gjithë stafin e emisionit të përjavshëm, “Jo Vetëm Modë”.

Advertisements

Kjo ishte dhe arsyeja se përse emisioni kishte një mungesë 2 javore.

“Dhe ja ku jemi me mungesë prej 2 javësh me speciale të reja. Në fakt arsyeja është një dhe e vetmja. Është asaj që i druhesha më së shumti që prej Marsit dhe po i ruhesha aq shumë që të mos e kaloja Covid-19. Unë bashkë me stafin e Jo Vetëm Modë kemi kaluar tashmë, e kemi kapërcyer këtë virus. Një gjë që nuk do doja kurrë dhe nuk do ia uroja askujt që ta kalonte, kjo jo për të frikësuar gjithsecilin prej jush por për t’ju treguar që duhet të keni shumë kujdes. Kujdes ndaj vetes tuaj, të jeni besimplotë që do e kaloni, dhe sigurisht me ushqimin duke mos neglizhuar absolutisht çdo këshillë të mjekut. Vetëm prej tyre duhet të merrni këshilla, nga askush tjetër. Por kujdes, ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë kapërcimit të kësaj viroze, kësaj sëmundje”, u shpreh Orinda Huta.Orinda e mbylli deklaratën e saj duke kujtuar se më shumë besim, ky virus edhe mund të kalohet.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBarcelona, asnjëherë kaq keq në 33 vjet, Messi? Statistikat më të këqija në historinë e tij
Artikulli tjetërCarmen Di Pietro, ish-prezantuesja italiane zbulon të fshehtat e lidhjes me Maradonën: Të vetmit që e dinin ishin punonjësit e hoteleve