Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës.
TIRANË– Pro.testuesit kërkojnë praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës.
Advertisements
“O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë.
Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi.
Advertisements
“A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.
Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vr.au efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të pla.gosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!