Nuk vonojnë punonjësit e Bashkisë, fshihen parrullat në rrugët e Tiranës, vendosen pllakat te kryeministria

Pas protestës që zgjati rreth 8 orë mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan as parrullat nëpër institucione të ndryshme të qendrës së Tiranës, punonjës të Bashkisë duket se kanë fshirë çdo gjurmë, të lëna nga të rinjtë e revoltuar.

Advertisements

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, prej mbrëmjes së djeshme punonjës të Bashkisë, u kujdesën për lyerjen e fasadave, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur puna dhe për riparimin e trotuarit në hyrje të kryeministrisë, një pjesë e pllakave të të cilit u shqepën nga ana e protestuesve

Ndërkohë që fshirjes nuk i ka shpëtuar as emri i Klodian Rashës në murin e kujtesës që është i vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, që ishte dhe pika e fillimit të protestës mbrëmjen e djeshme.

Advertisements

Ishin protestuesit ata që shkruan në të emrin e 25-vjeçarit të vr arë nga ana e Policisë, për të cilin ka pasur një reagim të gjerë në protestë, ku u vu re një prani e madhe qytetarësh, të cilët mes të tjerave kërkuar dhe dorqëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Po me gjithë përpjekjet e institucioneve për të fshirë gjurmët nga muret e tyre, atë që nuk mund të fshijnë dot me një urdhët për punonjësit, është dhimbja e madhe që ndjen familja Rasha për humbjen e birit të tyre më të vogël.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI hapin profil të rremë dhe mashtrojnë në emrin e tij, indinjohet Ardit Gjebrea: Do të përballet me …(Thirrja që ka për fansat)
Artikulli tjetërRonaldo ia plotëson të gjitha, ja me kë argëtohet Georgina në charter privat, nuk eshte portugezi (FOTO LAJM)