‘Nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë’, flet Hoti: Ja si do përfundojë marreveshja

Më 10 dhjetor pritet që të rifillojnë takimet ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Advertisements

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se delegacioni i Prishtinës nuk shkon në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë.

“Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë , në Samitin e Parisit, të organizuar nga Presidenti i Francës dhe kancelaria gjermane. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim.

Advertisements

Dhe ka dakordësi për ata që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për ti bërë favore Serbisë.

Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke”,tha Hoti për ‘oraneës’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKujdes! Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë
Artikulli tjetër‘Nuk mund të denigrosh’, Aktivistja perplaset me Ylli Rakipin, gazetari: S’jam aty se ta tregoja unë ty! (VIDEO)