Pas deklaratave të Aleksandar Vuçiç-it se s’do ta njohë Kosovën deri në vitin 2022, për sa kohë të jetë president, ka pasur një reagim nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Advertisements
Në një reagim në “Twitter”, disa orë pas deklaratës së Vuçiçit, Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo ose nënkupton që “Serbia të përjashtojë veten nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri më 2022” ose “ndërmjetësuesi beson që ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërish njohje reciproke”.
Të premten, Vuçiç u shpreh se nuk do të ketë njohje të shtetësisë së Kosovës për sa kohë ai të jetë president i Serbisë. “Deri në prill 2022, nuk do të ndodhë. Nuk e njoh sa të jem president, Kosovën si shtet. Pastaj do të shohim,”- tha Vuçiç.
Advertisements
Po ashtu ai theksoi se “askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!