Një grua mbërrin në gjendje të rëndë te Infektivi, i bur gosuri lë ambientet e spitalit (Video)

Prej jaës së kaluar numri i rasteve të reja me Covid në vendin tonë mbetet në një shifër të qendrueshme, me një trend zbritës, ndërkohë që më e qetë paraqitet dhe situata në spitalet Covid. Gazetarja e Fax News Fjona Çela ka qenë sot pranë spitalit Infektiv, ku ambulancat vijojnë që të sjellin pacientë të sëmurë, në një fazë të avancuar të infeksionit.

Advertisements

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, një grua është dërguar në gjendje të rëndë me barrelë, ndërkohë që prej spitalit Infektiv ka dalë dhe një pacient, i cili i përket institucioneve të vuajtjes së dënimit. Një ambulancë e Policisë dhe një makinë tjetër, e kanë shoqëruar të bur gosurin e veshur me kostum të kuq, nga spitali drejt qelisë, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet.

Në spitalin Infektiv ndodhen pjesa më e madhe e pacientëve të diagnostikuar me Covid 19 në Tiranë. Në të katërta spitalet Covid në vendin tonë aktualisht gjenden të shtruar 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Advertisements

Në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë raportuar rastet e dyshuara, ndërkohë që numrin më të madhe të pacientëve të shtruar vijon që ta mbajë spitali “Shefqet Ndroqi”, i cili pret më së shumti dhe rastet e rënda që dërgohen nga spitalet rajonale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertët i vënë ‘vulën’, ja vendi ku koronavirusi përhapet më kollaj
Artikulli tjetërLajm i mirë nga BE, Komisioni jep 70 milion euro për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor