Përparim Kalo, anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese është betuar para Presidentit Ilir Meta.
Advertisements
Ceremonia e betimit është mbajtur pak më parë në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Tashmë Gjykata Kushtetuese e cila prej thuajse 3 vitesh mungonte në Shqipëri, është funksionale me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe mund të fillojë punën tashmë pas betimit të Kalos.
Advertisements
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!