Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr.imit të Organizuar i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së pesë personave të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”. SPAK bën me dije se pas përfundimit të he.timeve kërkohet kon.fiskimi i pasurive të Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme dhe vlera monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane.
Advertisements
Sjellim në vëmendje që në qershor të 2018-s, në Portin e Durrësit u sek.uestruan dy makina “Toyota Yaris” me 3 milionë e 470 mijë euro.
NJOFTIMIN I PLOTË I SPAK
Advertisements
Prokuroria e Posaçme kundër Kor.rupsionit dhe Kr.imit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Kr.imit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Kr.imeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr.70/2017), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Ko.rrupsionin dhe K.rimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :
Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane.
Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë.
Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm neëGjirin e Lalzit, Durres.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!