Ish-kryetari i PD në Patos Luan Mustafaj, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e jep kreu i PD Lulzim Basha.
Advertisements
“Jam i hidhëruar nga lajmi tra gjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave.
Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë.
Advertisements
Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!