Biznesmeni dhe njëkohësisht nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Advertisements
Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Familjarët e tij kanë njoftuar se biznesmeni ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Advertisements
“Familja Maliqi me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thelle ju informon se ndërroi jetë Enver Maliqi. Miqtë, familjarët dhe opinioni gjithashtu i informojmë që va rrimi do të bëhet sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19, në orën 13:45 tek va rrezat në Butel. Ju jemi falenderues për fjalët tuaja në këto momente të vështira për familjen tonë”, njoftojnë familja Maliqi.
Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të nënkryetarit të Shkupit i ka shprehur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
“Pikëllues lajmi për vde kjen e Enver Maliqit, nënkryetar i Shkupit.Ngushëllime për familjen, miqtë, qytetarët dhe institucionet e Bashkisë së Shkupit. U prehtë në paqe”, shkruan Haradinaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!