Aida Shtino është rikthyer në ekran pas disa vitesh si gazetare dhe moderatore e emisionit “Identiteti” në Fax News çdo të premte në orën 20:30. Me fotografinë e fundit të publikuar në rrjete sociale, ndjekësit e kanë përgëzuar për look-un e ri.
Advertisements
“Sa na paske munguar! Je origjinale dhe rrezaton pozitivitet!”, shkruan një komentues. Ndërkohë vihet re ndryshimi në pamje që nga koha e emisionit “Njerëz të humbur”.
Mesa duket grimi profesional dhe flokët e kuruara i japin një tjetër hije fytyrës së gazetares, e cila është mirëpritur në ekran nga pjesa më e madhe e njerëzve, ndonëse me një format ndryshe që i dedikohet kulturës dhe historisë shqiptare.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!