‘Mua më duket normale jeta në Tiranë’, mjeku shqiptar në Nju-Jork del me apelin e fortë për qytetarët

Doktor Sulejman Çelaj, drejtor i pavijonit të kardiologjisë në një prej spitaleve Covid, në Bronks të Nju-Jorkut, ka komentuar situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Advertisements

Doktori ka theksuar se në lu ftën ndaj koronavirusit, përgjegjësia është individuale dhe sistemi imunitar është ai që vendos.

“Në Tiranë, lokalet janë të mbushur, njerëzit nuk mbajnë distancë. Komunikacioni shumë i dendur tregon se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Mua më duket normale jeta në Tiranë.Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por shumica e personelit mjekësor. Kështu që, në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen.

Advertisements

Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra. Duhet të bëhet një jetë më e shëndetshme, ushqim i rregullt, mospirja e duhanit. Secili duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masa të mos infektohet. Trajtimet e infektimeve janë shumë të dyshimta, pasi ne mundohemi vetëm të trajtojmë simptomat, mundohemi të parandalojmë infektimet me baktere të ndryshme, ndërsa për virusin nuk kemi trajtim. Trupi e l ufton veten, sistemi imunitar vendos. Përgjegjësia është individuale”, u shpreh mjeku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak” Nëse del pozitiv, është 100% i saktë” Silva Bino sqaron: Testi i shpejtë duhet bërë brenda 5 ditësh që nga shfaqja e simptomave!
Artikulli tjetërPas 20 ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, piktori Besim Tula humb jetën nga Covidi. Miku rrëfen bisedën e fundit