Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim përpara na rezervon tjetër tablo ndryshe sa i përket parashikimit të motit. Kjo pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Advertisements
Në mënyrë të përmbledhur duke nisur nga dita e Hënë deri dhe ditën e Enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Edhe ditën e Premte moti do të jetë i vranët por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në zonën e veriut intensiteti deri i lartë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!