Mjeku i njohur shqiptar flet për vizitën e Ramës në SHBA: Kjo është mundësia e vetme për Shqipërinë që të sigurojë vaksinën

Kryeministri Edi Rama u takua para disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Pfizer, Albert Burla, me të cilin postoi edhe foto.

Advertisements

Rama theksoi se ambicia e qeverisë shqiptare ishte që brenda shkurtit të nisë vaksinimi. Por mjeku Artan Koni, i ftuar në “Tempora” thotë se kjo histori nisi dhe përfundoi me atë foto pasi asnjë kompani nuk ka interes të negociojë më askënd pasi ka prodhuar vaksinën.

Koni: Një foto çasti, asgjë më tepër. Çdo kompani në momentin që prodhon vaksinën nuk ka më kohë të negociojë me ty. Ka 9 muaj që negocion me shumë vende të botës që e pronotojnë, bëjnë pagesën duke marrë përsipër dhe riskun që vaksina mund të mos dalë.

Advertisements

Koni thotë se mundësia e vetme për Shqipërinë që të sigurojë vaksinën është përmes programit COVAX, por projeksionet që ai të shpërndajë këto vaksina janë për fundin e vitit të ardhshëm.

Koni: Përderisa nuk kemi një tratativë direkte me një prodhues besoj se vaksina që do të na vijë ne do të jetë nga COVAX. Ka dhe një të mirë se të bie shumë më lirë por shkon shumë më vonë. Firmat që prodhojnë vaksinën janë të prirura t’ua shpërndajnë atyre qeverive që kanë bërë marrëdhënie direkte. Pastaj do ti vijë radha COVAX. Projeksionet janë që të shpërndajë vaksina në fund të vitit të vjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU gjobit me 50 milion lekë se mori pjesë në protestën e Rashës, flet djali i Ilir Vrenozit
Artikulli tjetërNë punë me kamera në shtëpi/ Pushohet nga puna operatorja se refuzoi të ishte e vëzhguar