Në muajin tetor të këtij viti, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell.
Advertisements
Portretin e të voglit prindërit kanë zgjedhur të mos e publikojnë, edhe pse momentet e bukura me të nuk mungojnë në rrjete sociale.
Kjo sepse, si moderatorja, ashtu edhe regjisori, ndajnë herë pas here foto e video me Diellin.
Advertisements
Ditën e djeshme, Osmani publikoi në Instastory një video shumë të bukur të djalit me babain.
Eduarti shfaqej duke ledhatuar Diellin, teksa e kishte në krahë.
“Bekimet e mia”, shkroi Arbana krahas videos.
Dielli është djali i dytë i Arbanës, pas Jonit (që ka ardhur në jetë nga martesa e saj e parë), dhe fëmija i parë me Eduart Grishajn.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!