Masat e reja kufizuese në Kosovë sjellin kaos në Morinë, bllokohen për orë të tëra qytetarët, ja kudh lejohet të kalojnë

Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës mori në sërë masash kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vend, në mënyrë që të ulet numri i infektimeve dhe vde kjeve gjatë festave të fund vitit.

Advertisements

Përtej fashave orare që autoritete kosovare vendosën si masë duke kufizuar qarkullimit të qytetarëve, një masë tjetër për shtetasit që hyjnë në Kosovë do të jetë i detyrueshëm edhe testi negativ i covid-19 irealzuar brenda 72 orëve të fundit, kjo gjë ka sjellë edhe një kaos në pikën doganore të Morinës ku janë pezulluar punimet për disa orë mesdite e sotme, duke lënë në radhë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë.

Për të zgjedhur këtë situatë autoritete kosovare, kanë zgjedhur që t’i kalojnë pa tampon qytetarët të cilët nëpërmjet një deklarate nënshkruajnë se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve. Gjithashtu edhe për shtetasit e huajë të cilët kalojnë tranzitë me autobus apo me avion lejohen më hyjnë në kufij vetëm nëse deklarojnë se do të largohen brenda 5 orëve nga territori i Kosovës.

Advertisements

Njoftim i plotë:

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Do nxjerrim karriget bosh jashtë lokalit’, asnjë ndihmë nga Edi Rama, baret dhe restorantet paralajmërojnë formën e veçantë të protestës
Artikulli tjetër“Përputhen” vjen me një vendim te papritur, ja ç’pritet nga 3 janari