Masa te tjera gjatë festave, Andi Koraqi: Do të ketë ndryshime, ja çfare po diskutohet

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi u shpreh në Euronews Albania se do të ndryshim të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit.

Advertisements

“Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.

Z. Koraqi sqaroi se ende nuk mund të themi se saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar. Ai theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.

Advertisements

“Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë. Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave. Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.

Në lidhje me mutacionin që ka pësuar virusi, studim ky i Britanisë së Madhe, mjeku tha se tashmë virusi është bërë më i transmetueshëm.

“Akoma nuk është se ka një studim të mirëfilltë, ku ka shënuar ose ku qëndron ky mutacion, çfarë ka shkaktuar tek virusi. Thuhet se virusi është bërë më i transmetueshëm, por nuk ka ndryshuar formën e tij klinike. Ajo që është më e rëndësishme është nëse virusi ka ndryshuar strukturën e tij antigjenike, nëse vaksinat që janë prodhuar janë të vlefshme”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë dimë për variantin e ri të koronavirusit? Ja studimi i fundit
Artikulli tjetërIsh-deputeti i PD-se humbi jetën nga Covid, Basha mesazh ngushëllimi familjareve