Andrea Bregu, i riu që mbahej prej tre ditësh në komisariatin nr.1 të Tiranës është transferuar tek Drejtoria e Policisë. Mësohet se mëngjesin e sotëm, Bregu është transferuar tek Drejtoria e Policisë ku do të ketë një dhomë të veçantë dhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Advertisements
Ky transferim është bërë pasi reagimeve të shumta në rrjetet sociale. Aktivistë të shumtë kërkuan ndihmë përmes statuseve për Andrean, për të cilin shkruanin se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Andrea u vu në pranga pas protestës së 11 dhjetorit dhe mbi të rëndojnë disa vepra penale. Pas denoncimeve në rrjetet sociale, Policia e Tiranës, në një reagim zyrtar, deklaroi se Andrea është në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!