Kur vjen vaksina në Shqipëri? Rama nuk ka datë, por ja premtimi qe ben

Vaksina? Rama: Ne punojmë çdo ditë për këtë çështje. Tjetër thuhet në media, dhe tjetër është realiteti.

Advertisements

Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha janë më të ulta se pritshmëritë. Do kuptoni që tjetër gjë lëviz pas ekraneve dhe portaleve. Problemi është që kërkesa është më e lartë sesa oferta, dhe është ku e ku më e vogël se nevoja. Është problem i madh në fazën e parë. Mos harroni që në SHBa është vendosur ndalimi i eksportit të çdo sasie dhe Pfizer, sasinë kryesore e ka në SHBA.

Nuk del asnjë dozë drejt vendeve të tjera. Po komunikojmë me të treja kompanitë dhe shtete mike, BE ka marrë një vendim në këndvështimin tim goxha për të ardhur keq që për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jepen tepricat. Këtu nuk ka teprica sepse ka shumë më pak. Po flas me shtete mike pa përmendur emra. Kam folur për dy muajt e parë, por nuk dua të jap të dhëna se mund të jetë më shpejt dhe më vonë. Brenda 2 muajve të ardhshëm nis vaksinimi. Lypësin për Shqipërinë dimë ta bëjmë më shumë se çdo njeri tjetër.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgrihet zyrtarisht Gjykata Kushtetuse, Përparim Kalo betohet tek Meta
Artikulli tjetërAksident i rëndë brenda tunelit Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi(Detaje)