Kryetari i Bashkisë në Tropojë nuk pyet për Covid-19, mbledh njerëzit dhe feston Vitin e Ri larg Valbonës(Foto)

Rexh Byberi, Kryetar i Bashkisë në Tropojë është mbledhur me punonjësit e Njësisë Administrative për të festuar Vitin e Ri.

Advertisements

Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë ai, edhe pse në kohë pandemie ata janë mbledhur më shumë se 10 veta, ndërkohë që distancimi social është zero. Shihet se Byberi është në mesin e njerëzve, sakaq në kokë ka vendosur dhe një qeleshe. Siç duket në foto, ata janë mbledhur në një lokal jashtë Valbonës, pasi në Valbonë ka ikur energjia elektrike për shkak të motit të keq që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Shqipërinë.

“Krahas fotove të publikuara, ai shkruan se është mirënjohës për punën që ka bërë deri më tani nga Njësia Administrative Tropojë në Shërbim të Komitetit”– shkruan ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjermania më 2021: Midis pandemisë dhe largimit te Merkel
Artikulli tjetërMe jete te gjate! Dy bebet e para që erdhën në jetë sapo hyri viti i ri