“Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”, pas deklaratës së bujshme infektohet më Covid-19 imami shqiptar

Imami nga Mitrovica, Fatmir Latifi, përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se është infektuar me Covid-19.

Advertisements

Si pasojë e kësaj, imami bëri me dije se do jetë në vetizolim gjajtë dy javëve të ardhshme.

Hoxha Fatmir Latifi njihet edhe për deklaratën që bëri para pak kohësh në lidhje me virusin Corona, duke u shprehur se “Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”.

Advertisements

Postimi i plotë: Të dashurit e mi! Esselamu alejkum ëe rahmetullahi ëe berekatuhu! Desha t’iu njoftoj që prej sot unë vllau i juaj mulla Fatmiri do të hy në vetizolim (edhepse prej te shtunes nuk kam dal fare Xhami) sepse prej të hanes jam me ca simptoma te gripit sezonal por pas konsultave mjeksore sot e bera testin edhe rezultova POZITIV e po me duhet me hy vetizolim 2 javorë subhanaAllah por keshtu Zoti e paska shkruar edhe me kete sprovën e corones covidi-19 me u ballafaqu edhe shum komod këtë caktimin e Zotit jam t’u e kalu InshaAllah hajr e n’a sheroft i Madhi Zot e me të mirat e Tij e prej gjynaheve n’a n’a pastroft-amin!

Me shumë dashamirësi&miqësi i’u pershendes juve të gjithëve vëllazër dhe motra inshaAllah i’u ruan Zoti dhe dijeni se sa te jetë jeta me njerëz duhet mos me u dorëzu duke besu e me punu per kete popull natë e ditë hallalli perpara ka me na qu edhe me u deklaru gjithëandej, gjithësesi madje duke u krenu për identitetin tonë fetaro-kombëtar: la ilah il-la Allah Muhamedun Resulullah. Me respekt, Mulla Fatmiri, Shipol Mitrovicë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRëndohet situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 22 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja
Artikulli tjetër“Nuk rri dot pa të puthur në faqe”/ Tea dhe Andi kthejnë faqe, një vallëzim që tregon shumë…