Koreografi Andi Murra ka rrëfyer se me këngëtaren Getna Ismajli ka shkatërruar bashkëpunimin, pasi kjo e fundit ka ndërruar mendje në momentin e fundit. I ftuar në emisionin Glamour Zone, Murra, i pyetur nëse ka pasur ndonjë rast që është pushuar nga puna, e mohoi këtë gjë, duke treguar një rast krisjeje bashkëpunimi.
Advertisements
Ai rrëfeu se në momentin që Ismajli kishte ndërruar mendje dhe kishte kërkuar diçka më të lehtë në koreografi, ai kishte anuluar çdo gjë. Ndërsa debat kishte bërë edhe me nënën e këngëtares.
“Jo, nuk më kanë pushuar nga puna, por kam patur vetëm një rast keqkutimi me Genta Ismajlin. Ajo është një këngëtare shumë e mirë, dhe nisëm një bashkëpunim. Gjithcka ishte në rregull, derisa momentin e fundit ajo kërkoi të ndryshonim koreografinë, dhe të bënte dicka më të lehtë. Unë nuk pranova, pata dhe një debat me nënën e saj. Gjithcka ishte gati për xhirime dhe një natë përpara, i kam dërguar Gentës një mesazh ku i thashë se nuk do të vazhdonim punën bashkë. I gjithë investimi i saj, puna që ishte bërë deri aty, përfundoi me kaq,”- tha Andi Murra.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!