“Ishalla s’më denoncon”, ish-banorja e BB i del në mbrojtje Arjonit dhe ironizon Anën

Foto e Anës dhe Arjonit është bërë temë diskutimi jo vetëm në “Përputhen”, por edhe në media e rrjete sociale. Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino ka bërë disa postime lidhur me këtë temë, ku fillimisht tregon se ajo i beson Arjonit.

Advertisements

Në postimin e dytë, Gerta me humor shkruan: “A do vijë ndonjë njeri në mënyrë shoqërore të më sjellë ndonjë ilaç apo s’ka më njerëz me zemër të mirë në këtë botë”, duke ironizuar kështu Anën, e cila tha se i shkoi në shtëpi Arjonit pasi ishte paqejf.

Pas këtij postimi, Gerta ka marrë një mesazh nga një ndjekëse, e cila krahason situatën e saj me të Anës.

Advertisements

Gerta e sqaron se ajo nuk ka shkuar tek shtëpia e partnerit të saj pa e njohur, sepse kishin 2 vite bashkë e madje uron që guximin e saj ta kenë të gjithë pasi sot është e martuar dhe shumë e lumtur.

Në postimet e rradhës, Gerta ironizon duke nxjerrë macen e saj e duke shkruar: “Erdhi më solli paracetamol po as vetë se kuptova si e zuri gjumi. Sa legene jam që i bëj video në gjumë”.

“Ishalla s’më denoncon”, shkruan Gerta në një postim tjetër ku shfaqet me Florentin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata e rëndë nga Covid, fluks ambulancash para Infektivit, ja çpo ndodh
Artikulli tjetërImunitet natyror apo vaksinë? Flasin ekspertët dhe tregojnë zgjedhjen më të mirë