Imunitet natyror apo vaksinë? Flasin ekspertët dhe tregojnë zgjedhjen më të mirë

Pas lajmeve shpresëdhënëse të muajit të kaluar për rezultate shumë të mira nga vaksinat eksperimentale anti-Covid të kompanive Pfizer dhe Moderna, senatori amerikan Rand Pol postoi në Tëitter një krahasim provokues: “Vaksinat e reja ishin respektivisht 90 për qind dhe 94.5 për qind efektive. Por imuniteti i fituar natyrshëm është edhe më i mirë, dhe ka 99.9982 për qind efektivitet”.

Advertisements

Pol është një nga shumë njerëzit që të lodhur nga bllokimet dhe humbjet ekonomike, kanë promovuar përfitimet nga prekja e koronavirusit. Senatori u diagnostikua vetë me Covid-19 këtë vit, dhe ka argumentuar se mbijetesa nga kjo sëmundje të ofron mbrojtje më të madhe dhe paraqet më pak rreziqe sesa vaksinimi.

Por problemi me këtë logjikë, është se sa e vështirë është të parashikosh se kush do t’i mbijetojë një infeksioni i padëmtuar, thotë Xhenifer Gomerman, imunologe në Universitetin e Torontos, Kanada. Duke pasur parasysh gjithë të panjohurat – si kapaciteti spitalor i një rajoni, apo forca e reagimit imunitare të një personi – zgjedhja e sëmundjes mbi vaksinën është “një vendim shumë i keq”, thotë ajo.

Advertisements

Sipas Gomerman, avantazhi kryesor i një vaksine është se ajo është e parashikueshme dhe e sigurt. “Ajo është përshtatur në mënyrë optimale për të gjeneruar një përgjigje imune efektive”- thekson ajo. Po në fakt cila nga mënyrat prodhon një përgjigje më të fortë imune: një infeksion natyror apo një vaksinë?

Përgjigja e shkurtër: Nuk e dimë ende këtë gjë. Por vaksinat Covid-19 janë më të parashikueshme për parandalimin e sëmundjes, thonë ekspertët. Vaksinat ndaj disa patogjenëve, si bakteret pneumokoksike, shkaktojnë një reagim imunitar më të mirë sesa infeksioni natyror.

Edhe provat e hershme sugjerojnë se vaksinat kundër Covid-19, mund të hyjnë në këtë kategori. Vullnetarët që morën dozën e vaksinës së Moderna-s, kishin më shumë antitrupa në gjak sesa njerëzit që kishin qenë të sëmurë me Covid-19.

Megjithatë në raste të tjera, një infeksion natyror është më i fuqishëm se sa një vaksinë.

Për shembull, sëmundja e shytave – që mund të shkaktojë sterilitet tek burrat – gjeneron imunitet gjatë gjithë jetës, por disa njerëz që janë vaksinuar një apo dy herë, preken ende nga kjo sëmundje.

Një shumicë njerëzisht të infektuar nga Covid-19, prodhojnë të paktën disa antitrupa dhe qeliza imune që mund ta luftojnë infeksionin. Dhe të dhënat e deritanishme, sugjerojnë se kjo mbrojtje do të vazhdojë për vite me radhë, duke parandaluar formën e rëndë të sëmundjes, por ndoshta dhe parandalimin e ri-infektimit.

Por ndërkohë ekziston një “gamë e madhe dinamike” tek ajo përgjigje imune, me një ndryshim deri në200 herë në nivelet e antitrupave. Tek njerëzit që janë të sëmurë lehtë nga koronavirusi, mbrojtja imune që mund të parandalojë një infeksion të dytë mund të zbehet brenda disa muajsh.

“Këta njerëz mund të përfitojnë më shumë sesa të tjerët nga vaksina”- thotë Bill Haneixh, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan Harvard. Ndryshimi që vërehet në reagimin imunitar nga infeksioni natyror, mund të jetë për shkak të ndryshimeve në sasinë e virusit ndaj të cilit ishte i ekspozuar personi.

Nga një vaksinë, të gjithë marrin të njëjtën dozë. “Ne e dimë dozën që po administrohet dhe e dimë që ajo është efektive në shkaktimin e një përgjigje imune”-thotë Gomerman. Dikush mund të thotë:Unë jam i ri, i shëndetshëm, pse të mos i shfrytëzoj më shumë shanset e mia sesa të nxitoj të bëj vaksinën?

Por ekspertët janë unanimë në përgjigjen e tyre:Covid-19 është deri tani opsioni më i rrezikshëm. “Është e qartë se ka më shumë rreziqe me infeksionin natyror”-thotë Marion Peper, imunologe në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll.

Njerëzit mbipeshë, apo që ata vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rasteve të rënda të Covid-19. Mesatarisht, virusi duket të jetë më pak i rrezikshëm për të rinjtë, dhe gratë priren ta përballojnë më mirë sesa burrat.

Por përtej këtyre përgjithësimeve, mjekët nuk e dinë ende pse disa njerëz sëmuren shumë dhe vdesin, ndërsa të tjerët nuk kanë asnjë simptomë. Në një studim me më shumë se 3.000 njerëz, të moshave 18-34 vjeç, të cilët u shtruan në spital me Covid-19, vetëm 20 për qind kërkuan kujdes intensiv dhe vetëm 3 për qind vdiqën.

“Është e vërtetë që shumica e njerëzve nuk do të shtrohen në spital, dhe shumica e njerëzve nuk do të intubohen dhe as do të vdesin. Por askush nuk është imun ndaj formave të rënda të sëmundjes”- thotë ajo dr.Ivon Maldonado, përfaqësuese e Akademinë Amerikane të Pediatrisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ishalla s’më denoncon”, ish-banorja e BB i del në mbrojtje Arjonit dhe ironizon Anën
Artikulli tjetër“S*ksi më i mirë…” Anën apo Melisën? Fationi bën zgjedhjen e tij