“I papranueshëm diferencimi i BE-së”/ Rama: Kemi dakordësuar tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët lidhur me koronavirusin, duke njoftuar se qeveria që ai drejton ka dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

Advertisements

Më tej Rama e ka cilësuar si të papranueshëm moralisht, politikisht e logjikisht, diferencimin që BE-ja i bëri Ballkanit lidhur me vaksinimin, po sipas tij ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.

Më tej Rama shton se qeveria e tij nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

Advertisements

Kryeministri Rama në Twitter:

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza e madhe e Bashës feston ditëlindjen, Aurela poston foton me të bijën: Edhe 100 Dafina, zemra jonë
Artikulli tjetërMoti i keq, përmbyten bizneset në bregdetin e Velipojës