I hapin profil të rremë dhe mashtrojnë në emrin e tij, indinjohet Ardit Gjebrea: Do të përballet me …(Thirrja që ka për fansat)

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea është “detyruar” të sqarojë ndjekësit në rrjete sociale për një mashtrim që dikush ka bërë në emrin e tij.

Advertisements

Persona të paidentifikuar ende, kanë përdorur emrin e tij për qëllime personale. Nëpërmjet një postimi në Insastory, Gjebrea shkroi se këtë sqarim po e bën edhe sepse ia kërkuan familjarët e tij.

“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në ‘Instagram’ e imja është kjo këtu dhe në ‘Facebook’ është ajo e cila është verifikuar.

Advertisements

Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në ‘Facebook’ ose ‘Instagram’.

Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar,”- përfundoi moderatori.

Diçka e tillë i ndodhi edhe Rudina Magjistarit ditën e djeshme, e cila, edhe ajo bëri një sqarim për të gjithë ndjekësit duke i njoftuar se janë faqe të rreme, të hapura për të përfituar para.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNënë e dy fëmijëve, kush është 53-vjeçarja që u gjet e mbytur në liqenin e Banjës(EMRI-FOTO)
Artikulli tjetërNuk vonojnë punonjësit e Bashkisë, fshihen parrullat në rrugët e Tiranës, vendosen pllakat te kryeministria