Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Advertisements
Lajmin e ka bërë me dije presidenca, e cila njofton se ai ka shfaqur simptoma dhe i është nënshtruar testit ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Macron do të izolohet për shtatë ditë në banesë. Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në shtëpi.
Advertisements
Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim gjatë natës për të ndihmuar në parandalimin e parhapjes së pandemisë.
Në Francë deri më tani 59,361 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm, i të infektuarve ka shkuar në 2,409,062.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!