Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dha lajmin se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.
Advertisements
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.
Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.
Advertisements
Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!