“Humbje e madhe”/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesorit të njohur

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes e të afërmve, për ndarjen nga jeta të ikonës së Klubit Sportiv Partizani, Petrit Murzaku.

Advertisements

U infektua me covid-19 dhe u dërgua në gjendje të rëndë në Turqi për kurim, Taulant Balla jep lajmin për deputetin e Kuvendit, çfarë ka ndodhur pas tre javësh në terapi intensive
Një sportistit kampion universal, me një karrierë të jashtëzakonshme edhe si trajner e pedagog.

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës së Klubit Sportiv “Partizani”, Profesor Petrit Murzaku, sportistit kampion universal, me një karrierë të jashtëzakonshme edhe si trajner e pedagog.
I angazhuar në shumë disiplina sportive, Profesor Murzaku, në vitet 1948-1964, fiton 25 tituj kampion, 9 herë kampionatin kombëtar të Volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të Basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të Futbollit, si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si lojtar i ekipit të Tij të zemrës “Partizanit”.

Advertisements

Me mbi 100 ndeshje ndërkombëtare të zhvilluara në volejboll dhe basketboll, prej të cilave 57 të fituara, Profesor Murzaku, pas karrierës si sportist, spikati si trajner dhe më pas pedagog në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, ku përgatiti breza të tërë kuadrosh të sportit, ushtrisë e forcave speciale.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes e të afërmve, si dhe të gjithë tifozëve të Klubit Sportiv “Partizani”, për këtë humbje të madhe!
Lamtumirë Kampioni ynë Petrit Murzaku!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Drini të lutem gjej forcë”, mjeku i njohur në gjendje të rëndë nga Covid, e motra e tij prek me fjalët
Artikulli tjetërE PADËGJUAR ME PARE/ Etilda Gjonaj dorëzon DRAFTIN: Ndalohen me ligj MEMET, 1 vit burg kush publikon pa leje imazhe