HISTORIKE! E moshuara 90-vjeçare, personi i parë që merr vaksinën në Angli: Ishte dhurata më e mirë që mund të merrja

Një grua 90-vjeçare është personi i parë që do vaksinohet me prodhimin e “Pfizer”, duke shënuar kështu për një moment historik, në ditën e parë të vaksinimit ose siç e kanë quajtur britanikët V-Day.

Advertisements

Sipas The Sun, ajo quhet Margaret Keenan, e njohur si Megi për miqtë dhe familjen, dhe ditën e sotme asaj iu dha doza e parë e vaksinës, në spitalin lokal në Coventry, West Mids.

Marharet e ka quajtur një privilegj që është personi i parë që po vakisonohet, sipas saj kjo është dhurata më e mirë që mund të merrte.

Advertisements

“Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen e hershme që mund të uroj sepse kjo do të thotë që më në fund mund të pres të kaloj kohë me familjen time dhe miqtë në Vitin e Ri pasi isha vetëm për pjesën më të madhe të vitit,”-ka thënë ajo.

Video e plotë:

Britania e Madhe është vendi i parë që ka aprovuar përdorimin masiv të vaksimit antiCovid. 4 ditë më parë në vend kanë ardhur një sasi prej 800 milionë vaksinash nga kompania Pfizer dhe BionTech dhe ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi kaloni Covid-19 kujdesi duhet të vazhdojë maksimalisht, mjeku turk tregon pse nuk duhet të mendoni se ia hodhët
Artikulli tjetër‘S’ishte takimi i ëndrrave, e linda natyralisht dhe kam përjetuar shumë dhimbje’, Adrola flet per momentin kur pa për herë të parë të birin