Fluks rastesh me Covid në Berat! 9 persona preken nga koronavirusi, mësues, nxënës, ushtarak dhe inxhinierë

Në shkolla janë prekur dy mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak si dhe një nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore.
BERAT– Qyteti i Beratit është një nga më të prekurit nga virusi. Së fundmi, raportohen 9 raste të reja brenda 24 orëve në këtë qytet.

Advertisements

Në shkolla janë prekur dy mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak si dhe një nxënës në gjimnazin “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore.

Bëhet e ditur se një punonjëse në fasonerinë Malotex gjithashtu është infektuar me Covid.

Advertisements

Koronavirusi nuk ka lënë mënjanë as forcat ushtarake. Një ushtar në Repartin Poshnjë në Urë-Vajgurore është pozitiv, ndërsa mësohet se një inxhinier një shofer taksie, një shef policie dhe një punonjës në Call Center janë infektuar me Covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjë tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës kundër COVID-19
Artikulli tjetërPo kthehej në atdhe, shqiptari 20 vjeçar humb jetën tra.gjikisht në Rumani