Fluks lëvizjesh në Morinë, shqiptaret e Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për fundjavë

Kjo e shtunë, shënoi fluks të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe të qytetarëve nga Kosova në Morin.

Advertisements

Duket se moti i mirë ka bërë që qytetarët këtë fundjavë të nisen drejt qyteteve bregdetare.

Sipas Policisë Kufitare deri në orën 09:00 të mëngjesit kaluan më shumë se 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Advertisements

Mësohet se Policia Kufitare punoi me 4 sportele për të shmangur radhët e gjata.

Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës. Por ndryshe nga Kosova, në vendin tonë masat kufizuese janë më të lehta se sa ato në Kosovë, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit është pikërisht ky fakt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTesti i shpejtë/ Epidemiologu demonstron si kryhet ky proçes, tampon gazetares live në emision
Artikulli tjetër‘Nëse merresh me dr*gë, thonë hallall ta bëftë Zoti’, Ermal Mamaqi reagon për paketën e tij të trajnimit që po ‘zien’ rrjetin