Emigrantët shqiptarë as që duan t’ia dinë për Covidin, vetëm sot 41 avionë vijnë nga Zvicra e Gjermania

Festat e fundvitit kanë bërë që emigrantë të shumtë të udhëtojnë drejt Kosovës për t’i kaluar këto festa me familjarët e tyre, duke sfiduar edhe rregullat dhe kufizimet e vendosura si pasojë e pandemisë.

Advertisements

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës, ndërsa në aeroportin e Prishtinës ka një fluks të jashtëzakonshëm qytetarësh.

Lajmin për 41 fluturimet e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Advertisements

“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit’, kyeministri paralajmëron mbylljen për festat
Artikulli tjetër“Të dy m*t janë”/ Fatjoni bën deklaratën qe nuk pritej për Anën dhe Arjonin(Video)