Video e një shoferi kamioni që lëviz në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim për në Durrës, është shpërndarë paraditen e sotme në rrjetet sociale. Shoferi i bie rrugës “cep më cep”, duke dalë sa në një korsi në tjetrën.
Advertisements
Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e ndonjë problemi shëndetësor apo e ka zënë gjumi nga lodhja.
Sakaq, shoferët e mjeteve të tjera që qarkullojnë në rrugë, nxitojnë ta parakalojnë që të largohen ose ndalojnë pas tij për të shamngur ndonjë aksident. Në një moment, kamioni kalon në korsinë e shpejtësisë dhe rrëzon disa nga shtyllat ndriçuese të autostradës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!