I shërbeu pacientëve për 48 vite me radhë, koronavirusi i merr jetën mjekes së njohur të pneumologjisë

Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur për mjekësinë shqiptare. Pa kaluar ende 24 orë nga ndarja nga jeta e mjekut gjirokastrit Drini Dobi, një tjetër mjeke nga Gjirokastra ka humbur jetën nga COVID-19.

Advertisements

Doktoreshë Flutura Hashorva ka humbur betejën me Covid-19 duke u larguar përgjithmonë nga kjo jetë. Dr.Hashorva është ndarë nga jeta dje, në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, spital të cilit i kushtoi 48 vite të jetës së saj.

Mjekja Flutura Hashorva, pneumologe, shërbeu fillimisht në pavionin e parë të pneumologjisë pranë QSUT. Në vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive, ish-sanatoriumi e më pas pranë dispancerisë së Tiranës. Ajo dha kontributin e saj në lu ftën kundër vi rusi të tme rshëm deri ditën që u inf ektua dhe vetë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShuhet në moshën 51-vjeçare Drini Dobi/ Mjeku po kurohej në Itali nga Covid
Artikulli tjetër“Moj motra ime…”/ Stresi se përmban dot veten, ja mesazhi për Edi Ramën gjatë PROTESTËS(Video)