E trishtë! Covid-19 i merr jetën ish ministrit të njohur

Ndahet nga jeta një nga figurat më të njohura në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë Ëngjëll Dakli. Ky i fundit humbi jetën në një klinikë në Turqi ndërsa kishte shkuar për tu kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Advertisements

Humbja para kohe e Ëngjëll Dakli ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.

Ëngjëll Dakli ishte një nga intelektualët brilantë të Elbasanit. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij të cilat i ka përmbyllur me sukses si Ministër, kryetar bashkie, këshilltar, mbikqyrës, pedagog, shkruan infoelbasani.com.

Advertisements

Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.
Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.
Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i
Partise”‘.
Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e
Kërkimeve Metalurgjike.

Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.
Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në departamentin termoergjitik të UPT.
Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} kryetar i delegacionit kuvendor shqiptar në asamblenë parlamentare të Detit te Zi.
Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.
Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.

Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.
Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.
Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID
Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.

Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nëse kjo është e vërtetë?!”, Artan Hoxha befasohet nga ajo që mëson për Ermal Mamaqin, ja çfare thote
Artikulli tjetër” Nëse del pozitiv, është 100% i saktë” Silva Bino sqaron: Testi i shpejtë duhet bërë brenda 5 ditësh që nga shfaqja e simptomave!