E papare! Si u shembën për 10 sekonda katër super kullat në Abu Dhabi (Video)

Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dhabi, janë shkatërruar për vetëm 10 sekonda. Demolimin e kullave që ishin nga 144 kate e ka publikuar kompania Modon, që përdori hiq më pak se gjashtë mijë kilogramë eksplozivë, transmeton Telegrafi.

Advertisements

Arsyeja kryesore e shembjes së kullave është plani për ndërtimin e një destinacioni të ri turistik në zonën ku ishin të ndërtuara ato.

Në procesin e demolimit kanë marrë pjesë policia, ndihma e shpejtë, mbrojtja civile dhe organet e tjera kompetente.

Advertisements

Gjithashtu për demolim janë përdorur 18 mijë detonatorë, ku secili prej tyre ka qenë i programuar, e kompania Modon njihet për demolimin e shumë ndërtesa nëpër botë me shpërthime të kontrolluara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRregulla e reja për emigracionin, ja hapat për t’u punësuar në Britaninë e Madhe
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ndërron jetën në moshën 46-vjeçare Drejtori i Pallatit të Kulturës