Adelita Cruz Trevino, 39 vjeçe dhe Nicolas Trevino 35 vjeç, kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm një javë larg nga njëri-tjetri.
Advertisements
Të dy rezultuan pozitiv nga koronavirus në 6 Nëntor, pas një udhëtimi në Kaliforni për të marrë pjesë në funeralin e xhaxhait, tha vëllai i tyre Daniel Trevino per CNN.
Adelita ndërroi jetë më 29 nëntor në spitalin Ascension Borgess, ndërsa vëllai i saj vdiq një javë më vonë në spitalin Spectrum Health.
“Nuk ja uroj këtë askujt.Motra ime ishte 39 vjeçe dhe vëllai im 35. Shumë të rinj. Ata kishin akoma për të jetuar, por fatkeqësisht jeta e tyre u ndërpre nga virusi”, tha Trevino.
Advertisements
Adelita kishte të gjitha simptomat e virusit, nga ethet deri te dhimbjet e kockave, sipas motrës tjetër Jesusa Vela. Ajo u shtrua në spital ditën që rezultoi pozitive.
Ndërsa vëllai Nicolas u karantinua në shtëpi, por u rikthye në spital një javë më vonë kur gjendja e tij u përkeqësua, tha Vela për CNN.
Në pamundësi për të vizituar familjarët e tyre në spital, familja foli me ta përmes videove duke u lutur mbi shëndetin e tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!