Duhet të japë dorëheqjen Ardi Veliu? Flet Sandër Lleshaj pas shkarkimit

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas ekzek utimit të 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë. Por pas tij, protes tuesit janë ngritur sërish dhe kërkojnë largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por Rama ka refuzuar kategorikisht që të plotësojë këtë kërkesë.

Advertisements

Ish Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur në “Spotlight” duke thënë se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë sepse sipas tij, faji është individual.

“Për akte morale, dorëheqjeje ka nevojë sa të duash. Janë ata që janë debitor ndaj publikut shqiptar për aktet e kryera gjatë karrierës së tyre politike.

Advertisements

Sa i përket strukturës së Policisë së Shtetit nuk ka asnjë vend për dorëheqje. Struktura e Policisë së Shtetit është e administrates shtetërore dhe në thelb nuk funksionon dorëheqja. Njerëzit atje emërohen, shkarkohen.

Sigurisht, që nuk mbajmë njerëz me zor në detyrë, por unë nuk shoh asnjë nevojë dorëheqjeje të strukturave të Policisë, për arsye se Policia shqiptare sot përfaqëson institucionin më të besuar nga qytetarët e këtij vendi dhe ky nuk është vlerësimi joni, por i fundit para 2-3 ditësh i programit suedez”, tha Lleshaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë COVID-19, ja paralajmerimi i Bankës Botërore
Artikulli tjetërNë kërkim nga policia, Stresi flet nga arratia: Ja si ika drejt Kosovës