‘Dua doktorin e Berlusconit’/ Shqiptari me Covid mbërrin në derën e mjekut të famshëm në Itali, le autoritetet me ‘gojë hapur’ si i kaloi të gjitha kontrollet në aeroporte

Foto Claudio Furlan - LaPresse 04 Settembre 2020 Milano (Italia) News Conferenza stampa di Alberto Zangrillo , primario del San Raffaele , sulle condizioni di Silvio Berlusconi, ricoverato al San Raffaele per Covid Photo Claudio Furlan - LaPresse 04 September 2020 Milan (Italy) Press conference by Alberto Zangrillo, San Raffaele primary, on the conditions of Silvio Berlusconi, hospitalized at San Raffaele for Covid

Një histori përtej reales dhe trillimit është raportuar nga mediat italiane, sesi një shqiptar 50-vjeçar me inicialet N.S ka thyer që të gjitha rregullat dhe protokollet duke shkuar para derës së spitalit San Raffaele të Milanos duke kërkuar Dr Zangrillon.

Advertisements

Shqiptari prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të Covid, ku nga terapitë e bëra rezultatet nuk ishin të mira dhe nuk kishte përmirësim, menjëherë në mendje i vjen anestezisti i famshëm italian, Alberto Zangrillo, i cili gjithashtu është edhe mjeku që kuroi Berluskonin.

Ai rezervoi një fluturim për në Milano, pa njoftuar ambasadën italiane në Tiranë, kaloi sigurimin në aeroport dhe mbërrin në derën e doktor Zangrillo-s në spitalin San Raffaele të Milanos. Kur shqiptari i tregoi aventurat e tij, mjeku vuri duart në kokë, dhe direkt kreu një telefonatë urgjente ku informoi aeroportin e Malpensas, për të lajmëruar të gjithë pasagjerët që udhëtuan me një njeri të infektuar, kontrollorët që besuan gënjeshtrat e tij, si dhe dhe shoferin e taksisë që kaloi një orë me të.

Advertisements

Një katastrofë e vërtetë, por mjekët gjithsesi i dhanë ndihmën e nevojshme edhe pse ndjenja e drejtësisë i shtynte ta rikthenin me “shkelma” në Shqipëri. Ndoshta e bëjnë pasi ta kenë shëruar, por megjithatë kjo nxorri në pah paaftësinë e autoriteteve italiane për të mbajtur nën kontroll infektimet si dhe papërgjegjshmërinë e autoriteteve shqiptare për mos respektimin e karantinës së detyruar nga personat e infektuar me Covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCOVID-19 nuk di te ndalet, i merr jetën parakohe kryeministrit të këtij shteti(EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërRaundi i 1/8-ave të Championsit, Reali dhe Bajerni masin forcat me dy “legjionarë”. Juventus dhe Siti me fat