Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes i është përdorur emri dhe identiteti për të mashtruar në rrjete sociale.
Advertisements
Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.
Pasi është vënë në dijeni të një mashtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes.
Advertisements
“Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse.
Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur.
Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin.
Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!