Dardha përfshihet përsëri nga reshjet e borës, ja apeli qe ju behet shofereve

Rikthehen reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës ndërsa mësohet se reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Advertisements

Sipas të dhënave të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashëesia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.

Advertisements

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA mund të infektohesh njëherësh me Covid dhe grip? Flet pidemiologu
Artikulli tjetërFëmija lindi i shëndetshëm/ Nëna e re vd es nga Covid, perlot me rrefimin i vëllai